Disiplina dënon Taren, në shënjestër dhe Strakosha

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestat ndaj VAR i kanë kushtuar shtrenjtë drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare. Ish-bomberi i kombëtares shqiptare kontenstoi ashpër vendimin e Marco Guida në rastin e penalltisë së akorduar kundër tyre në ndeshjen ndaj Spal, e fituar nga këto të fundit me rezultatin 1-0.
Në vendimin e bërë publik pak minuta më parë, Komisioni i Disiplinës e ndëshkoi me 5 mijë euro gjobë Taren, ndërkohë që në “lupën” e tyre ka përfunduar edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.  24 vjeçari është paralajmëruar për shkak të reagimive kundrejt arbitrit kryesorë, ndërkohë që bashkë me futbollistin kuqezi janë paralajmëruar edhe Riza Durmisi, Milan Badelj, Lucas Leiva, Luis Alberto, Stefan Lulic dhe Radu.

Zjarr Tv Ad