Diskriminimi i personave LGBTI, 94% të komunitetit fshihen

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria renditet e para në Ballkanin Perëndimor për diskriminimin e personave LGBTI në aspekte jetësore, ndërsa 94 % e personave LGBTI fshehin orientimin e tyre seksual. Të dhënat u publikuan nga Ambasada Pink në Shqipëri në kuadër të nisjes së javës së diversitetit.

Personat që i përkasin komunitetit LGBTI vijojnë të jenë të diskriminuar dhe me të drejta të mohuara. Për shkak të kësaj situate rreth 94% e tyre fshehin orientimin seksual. Presidenti i Ambasadës Pink në Shqipëri, Altin Hazizaj thotë se më shqetësuese situata paraqitet në shkolla për shkak të bullizmit. Ky është i 10 vit radhazi që në Tiranë organizohet Festivali i Diversitetit, që konsiston në zhvillimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese kundër homofobisë dhe transfobisë.

 

Zjarr Tv Ad