Diskutimet për Presidentin e ri, Mediu: Opozita duhet të përfshihet dhe të dalë me një emër! Është absurde të mos jetë politik

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Republikanëve Fatmir Mediu, është shprehur pas diskutimeve me kolegët socialistë se opozita duhet të përfshihet në procesin për zgjedhjen e kreut të shtetit, si dhe të gjithë bashkë të japin një ose dy kandidatura.

I pyetur nga gazetarët për profilin e Presidentit të ri, Mediu e quajti absurde që politika të përjashtojë zgjedhjen e një emri politik. Megjithatë, ai tha se e rëndësishme është që të respektohen kriteret.

“Opozita nëse do përfshihet në këtë proces, do dalë me kandidaturat e veta. Shpresojmë të arrijmë një konsensus për kandidatura. Jashtë opozitës nuk do të marrim asnjë lloj qëndrimi. Nuk i ndaj as të Rithemelimit e as… Të gjithë deputetët e opozitës duhet të marrin pjesë.

Duhet të kemi një proces të përbashkët opozitar, për të zgjedhur kandidaturat, një ose dy. Siç shoh nuk do të ketë një kandidaturë ditën e hënë. Është absurde që politika të përjashtojë politikën.

Por nuk mund ta ngushtojmë vetëm në një profil të caktuar. E rëndësishme është të plotësohen kriteret”, u shpreh kreu i Republikanëve Fatmir Mediu.

Zjarr Tv Ad