Në komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, debati i djeshëm mes kryetares Grida Duma dhe ministres Bora Muzhaqi vazhdoi aty ku u ndërpre. Ministrja e Shtetit ka listuar të gjitha shifrat për buxhetimin për Rininë, referuar vitit 2023 dhe programet e Qeverisë Shqiptare që lidhen në mënyrë direkte me të rinjtë dhe fëmijët. Muzhaqi iu përgjigj kështu kërkesës së Grida Dumës për t’i prezantuar prezantojë këto të dhëna para deputetëve, anëtarë të këtij Komisioni.
Në fjalën e saj ministrja tha se janë 15 fushat ku ka investime për fëmijët dhe të rinjtë, në vlerën totale prej mbi 52 mld lekë nga buxheti i shtetit. Por kryetarja e komisionit Duma e akuzoi se po merrte projekte që mbulojnë ministritë e tjera.
“Nuk të leverdis të flasësh për fushën që mbulon Ministria e Arsimit”, tha Duma.
“Më kërkuat të ju listoj shifrat buxhetore për rininë dhe programet tona e tani nuk po më lini t’i listoj. “Masat që kemi parashikuar fillojnë nga forcimi i mekanizmave në nivel qendror dhe vendor për të garantuar pjesëmarrjen dhe konsultimin e të rinjve dhe të rejave. Rishikimi i ligjit “Për vullnetarizmin” me qëllim fuqizimin e mundësive për
Gjatë diskutimit Grida Duma drejtuar ministres Bora Muzhaqi tha se duhet të shpjegojë se çfarë masash janë marrë për të parandaluar ikjen e të rinjve.
“Promovimi i përdorimit të sigurt të teknologjive të reja, mbështetja dhe zhvillimi i programeve të seksioneve sportive amatore, arteve, artizanatit dhe aktiviteteve të tjera jashtë-kurrikulare, nxitja e punëve të denja dhe të përshtatshme për të rejat dhe të rinjtë. Rishikimi i kurrikulave dhe programeve të orientimit, këshillimit për karrierë e punësimit, si dhe mbështetja, ndërtimi, riparimi dhe rinovimi i hapësirave publike të projektuara për të rinjtë, kanë qenë disa nga masat e Strategjisë së Rinisë”, radhiti disa prej projekteve të cilat janë vetëm pë rininë sipas Muzhaqit.
Pjesë nga debati
Duma: Nuk kuptoni rolin tuaj
Muzhaqi: Unë e kam të qartë rolin tim
Grida Duma: Më shumë se 40 mijë të rinj i mungojnë Shqipërisë për pesë vjet. Si e adresoni ju këtë problem për rininë. Kjo është çështja që u ngrit. Rinia po e lë këtë vend. Është ulur lindshmëria dhe kanë ikur të rinjtë, ju si e adresoni këtë problem.
Bora Muzhaqi: Masat që kemi parashikuar fillojnë tek forcimi i mekanizmave në nivel qendror dhe vendor për të garantuar pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave. Kemi kërkuar një konsultime me organizata rinore, sa i përket ligjit të vullnetarizmit dhe jemi në pritje nga ky Komision.
Grida Duma: Si thatë?
Muzhaqi: Po e përsëris për ta rikujtuar
Grida Duma: Jo jua kemi rikujtuar ne
Muzhaqi: Por nuk na ktheni përgjigje
Grida Duma: Sepse nuk jemi ministri me portofol , Ju prisni si Ministri që ky Komisioni t’ju takojë ju me grupet e biznesit? Procesin e dëgjesës e kemi bërë dy herë. Si ministre e Shtetit keni punë të vështirë sepse nuk jeni dot ekzekutive. Që i kërkoni këtij Komisioni që juve t’ju marrë grupet e interesit këtu!? Nuk di.
Bora Muzhaqi: Herën e fundit më keni thërritur mua. Ne kemi për detyrë të bëjmë komente
Grida Duma: Ka kaluar koha e komenteve, Ju duhet të ktheni përgjigje këtu. Duhet ta keni të qartë rolin tuaj
Bora Muzhaqi: E kam shumë të qartë.
Grida Duma: Nëse e keni të qartë mos e ngatërroni veten.