Distancohet LSI: Nuk kemi asnjë rol në sfidën që deputeti Basha ka nisur kundër liderit historik të PD

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me anë të një deklarate zyrtare të bërë ditën e sotme, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka shprehur distancimin në “betejën” aktuale që po zhvillohet brenda partisë Demokratike mes grupimit të Bashës dhe atij të Berishës. Në deklaratën e bërë, shkruhet se LSI do të vazhdonte të ishte në rolin e opozitës shqiptare duke përmendur edhe rastet ku deputeti Lulzim Basha kishte arritur të bëhej kryetar bashkie dhe ministër vetëm falë votave të kësaj partie.

Deklarata e Plotë nga LSI:

LSI distancohet dhe nuk ka asnjë rol në sfidën e brendshme që deputeti Basha ka nisur ndaj liderit historik të PD si dhe ndaj deputetëve, drejtuesve e anëtarëve të PD, që kanë votuar shkarkimin e tij.Sfida të tilla përçarëse brenda opozitës, i shërbejnë vetëm Ramës. Deputeti Basha nuk është opozitar i vërtetë, dhe nuk ka asnjë lidhje me opozitarët e vërtetë, brenda apo jashtë Partisë Demokratike.

LSI e ka bërë kryetar bashkie në 2011 deputetin Basha, e më parë Ministër në qeverisjen e suksesshme PD-LSI 2009-2013. LSI i ofroi bashkëpunim pakushte deputetit Basha në opozitën 2017-2021. Nëse ai do t’i qëndronte fjalës me LSI dhe demokratët e protestave më madhështore që ka njohur Shqipëria, sot ai do të ishte kryeministër.

Por, deputetit Basha nuk i intereson largimi i Ramës. Sot interesi i vetëm i tij është të ketë një vulë, që përmes saj të vazhdojë ashtu siç ka bërë para dhe gjatë 25 Prillit, të firmosë marrëveshje financiare me Kryeministrin Rama. LSI do të vazhdojë të paraqitet para shqiptarëve si një opozitë e vërtetë. Për të gjithë ata qytetarë, të majtë, të qendrës, demokratë apo pa parti, që shohin se si lidershipi i tyre ka tradhëtuar kauzat kombëtare për të pasuruar veten dhe bashkëpunëtoret pranë tyre. Në zgjedhjet e 6 Marsit, LSI dhe PDK i ka mundësuar anën formale kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit të PD, për tu regjistruar.

Kandidatët e Shtëpisë së Lirisë janë kandidatë të Komisionit të Rithemelimit, të zgjedhur nga vetë anëtarët e PD përmes primareve të zhvilluara në partinë e tyre. Demokracia është garë dhe qytetarët meritojnë alternativa të vërteta ndaj qeverisjes, jo kandidatë fallco për një garë me rezultate të paracaktuara, si ajo e 25 prillit. Si në 25 Prill, ashtu dhe në 6 Mars, një gjë mbetet e sigurtë: Një votë për Bashën, është një votë për Ramën Kryeministër që mban me bukë Bashën në opozitë.

Zjarr Tv Ad