Distria Krasniqi përsëri na bën krenarë, xhudistja shqiptare fiton medalje të artë në Portugali

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Prix që u mbajt në Portugali. Shqiptarja ka mposhtur në finale kroaten Ana Viktorija Puljiz, teksa një veprim fantastik i saj ka shtrirë në tokë kundërshtaren për të siguruar pikët që në fund ishin deçizive.

Distria e kishte garën e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë, teksa për të shkuar në finale kaloi edhe katër kundërshtare të tjera. Pas medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Tokios, Krasniqi e nis mbarë vitin me një tjetër sukses të merituar, duke treguar edhe njëherë se xhudo në Kosovë është ndër sportet më të suksesshme.

Zjarr Tv Ad