Distrikti i Kuq në Holandë do të fiket së shpejti

0
14

Mbi 40,000 njerëz në Holandë kanë nënshkruar një peticion që kërkon ndalimin e prostitucionit në vend.

Edhe pse është mbledhur një numër i konsiderueshëm firmash, vetë punonjësit e seksit në vend thuhet që kanë kundërshtuar.

Udhëhequr nga një fushatë në mediat sociale – ‘Unë jam i çmuar’ – peticioni ka marrë 42,000 nënshkrime këtë javë, kjo do të thotë se kalon për debat në parlament.

Prostitucioni ka qenë i ligjshëm në vend që nga viti 2000, por peticioni, i nisur nga një grup protestuesish të krishterë tani pritet që të diskutohet nga parlamenti holandez.

I famshëm për Distriktin e Kuq, kryeqyteti i Holandës, Amsterdami ka rreth 700 prostituta që punojnë çdo ditë.

Në këtë vend punonjësit e seksit ofrojnë shërbimet e tyre për rreth € 50 për njerëz nga e gjithë bota.