Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, ambasadorja Yuri Kim takim me gazetarët: Mbështetje e palëkundur për ju! Roli i medias parësor në luftën ndaj korrupsionit

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me gazetarët Edmond Haxhiraj dhe Isa Myzyraj, në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Ajo u shprehu atyre mbështetjen e palëkundur për gazetarët e pavarur dhe për të dënuar sulmet direkte dhe indirekte ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur dhe të saktë.

Sipas ambasadores, që Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor.

Njoftimi i ambasadës:

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për gazetarët e pavarur të cilët përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën, të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës në një mënyrë të përgjegjshme dhe të punojnë në një mjedis pa përndjekje, frikësime dhe vetëcensurë. Javën e kaluar, Ambasadorja Yuri Kim u takua me gazetarët Edmond Hoxhaj (BIRN Albania) dhe Isa Myzyraj (Ora Neës) për të shprehur mbështetjen e palëkundur për gazetarët e pavarur dhe për të dënuar sulmet direkte dhe indirekte ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur dhe të saktë. Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor.

Zjarr Tv Ad