Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar

0
531
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

3 dhjetor-i është Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar. Kjo datë synon ndërgjegjësimin e shoqërisë civile, donatorëve, por edhe të përfituesve për t’u bërë pjesë dhe për t’u përfshirë në procesin e integrimit të personave me aftësi të kufizuar në jetën politike, ekonomike dhe social-kulturore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se një bilion njerëz në të gjithë botën  jetojnë me aftësi të kufizuar. Këta persona, përgjithësisht, kanë më shumë probleme shëndetësore, mundësi më të pakta ekonomike, edukim dhe arritje akademike më të ulëta. Kjo ndodh më së shumti për shkak të barrierave me të cilat ata përballen në jetën e tyre të përditshme, se sa si rrjedhojë ekskluzive e aftësisë së kufizuar.

Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit lidhur me situatën e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e shoqërisë dhe aspektet e zhvillimit – jetës politike, sociale, ekonomike dhe kulturore.

Zjarr Tv Ad