Dita e Çlirimit, Rama dhe Meta bëjnë homazhe te varrezat e Dëshmorëve

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe përfaqësues të tjerë të kabinetit qeverisës, bën sot homazh në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

I pari që vuri kurora me lule para monumentit “Nëna Shqipëri”, ishte Meta, i ndjekur nga Ruçi dhe Rama.

Ceremonia ishte thjesht simbolike. Vendosja e kurorave, nderimi para monumentit “Nena Shqiperi”  duke lënë mënjanë deklarimet para mediave.

Kujtojmë se kjo datë e gjen të ndarë politikën shqiptare, ku e majta e feston në 29 Nëntor ditën e çlirimit, ndërsa e djathta feston më 28 edhe pavarësinë, edhe çlirimin.

Partia Demokratike nderoi dje kujtimin e rënëve duke vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Zjarr Tv Ad