Dita e Drejtësisë, Manjani: Apeloj për një gjykim shembullor ndaj dhunimit të Ilnicës

0
1006
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Ditën e Drejtësisë, krerët më të lartë të sistemit të jurisprudencës shqiptare janë bërë bashkë në një aktivitet të mbajtur me temë “Drejtësia në këndvështrimin kushtetues”.

Në këtë ditë të drejtësisë, ministri Manjani nuk ka lënë pa përmendur edhe ngjarjen e rëndë të shënuar një natë më parë me gazetarin sportiv, Eduard Ilnica, për dhunuesit e të cilit Manjani ka bërë thirrje që prokurorët të zbardhin rrahjen, ndërsa gjyqtarët të zhvillojnë një gjykim shembullor.eduard-ilnica-620x372-620x358_1462860418-6099586

Edhe pse është shprehur se nuk do të donte të përdorte tone kritike në këtë ditë festive për drejtësinë, Manjani është shprehur se ndryshimet e shpeshta në Kushtetutë kanë treguar deri më sot një lloj paqëndrueshmërie, ndaj dhe ka theksuar se reforma në drejtësi duhet të bëjë tashmë dallimin mes dy shekujve të shtetit shqiptar dhe të jetë sa më e suksesshme. javanews/ a.k

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad