Dita e Europës/ Berisha: Kombet aspirojnë integrimin

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se 9 Maji, është dita ku kombet e vendeve anëtarë aspirojnë integrimin europian dhe kremtojnë themelimin e BE-së, mrekullisë së paqes, lirisë, sigurisë dhe begatisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha ndalet dhe te Shqipëria, ndërsa e cilëson si kombin me mbështetjen më të madhe në aspiratën e fuqishme të integrimit në BE.

“Sot dita e Europes!

Miq, sot kombet e vendeve anetare dhe te gjithe ata qe aspirojne integrimin europian kremtojne pervjetorin e themelimit e Bashkmit Europian, mrekullise me te madhe te paqes, sigurise, lirise dhe begatise ne tere historine e Europes.

Ne shqiptaret, ne kete dite vijme si kombi me mbeshtetjen me te madhe dhe aspiraten me te fuqishme per integrimin e Shqiperise ne BE.”-shkruan Berisha.

 

Zjarr Tv Ad