Dita e fundit si president, Meta bashkëbisedim me komentuesit: Një agim i ri nis nesër që do të rikthejë demokracinë…

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në ditën e fundit si president, Ilir Meta ka zhvilluar njëë bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Në mëngjës ai postoi një foto me fëmijët e tiij, ku shkruante se ishte proviligj të shërbente si president i Shqipërisë.
Komentet kanë qenë të shumta në këtë foto, ku Meta si asnjëherë më parë u ka kthyer edhe përgjigje.

Meta shkuan se gjatë ushtrimit të detyrës e ka ndjerë mbështetjen e shqiptarëve, teksa paralajmëron se nesër nis një agim i ri.

“Pa merak Luigj! Një Agim i Ri nis nesër që do të rikthejë Demokracinë dhe Llogaridhënien! 🇦🇱” shkruan Meta në një koment.

“Kalvin Dermyshi Faleminderit Kalvin por nuk isha i vetëm. E ndjeja përkrahjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Mirënjohje në veçanti popullit të 2 Marsit për ndërgjegjen e lartë patriotike që tregoi” shkruan në një tjetër.

“Nikoll Njeci Padiskutim i dashur Nikoll, beteja të forta kemi përpara. Por a mund të arrish në maja, pa bërë edhe pak malore? Malet tona më të larta!”i thotë Meta komentuesit.

Zjarr Tv Ad