Kryetari i Komisionit të Rithemelimit Belind Këlliçi me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka kujtuar ditën e parë të demokracisë në Shqipëri.
Sipas Këlliçit në këtë ditë Shqipëria u nda nga regjimi më çnjerëzor i Europës për të nisur rrugën e mundimshme të përtëritjes
‘Por një vend nuk mund të demokratizohet sa hap e mbyll sytë’ vazhdon statusin e tij Këlliçi duke shtuar se: Duhet mentalitet i ri dhe reforma të guximshme’.
Deputeti i Partisë Demokratike e mbyll statusin e tij:
” Demokratët do të bashkohen e do të fitojnë! Që brohorimat e shpresës të dëgjohen sërish anembanë Shqipërisë. Demokratët do të bashkohen e do të fitojnë! Që brohorimat e shpresës të dëgjohen sërish anembanë Shqipërisë.
Postimi i plotë i deputetit Këlliçi:
“Gëzuar ditën e parë të demokracisë”
30 vjet më parë në Sheshin Skënderbej u dëgjuan brohorima shprese.
Shqipëria u nda nga regjimi më çnjerëzor i Europës për të nisur rrugën e mundimshme të përtëritjes. Një vend nuk demokratizohet sa hap e mbyll sytë. Duhet mentalitet i ri dhe reforma të guximshme. Ne ia dolëm t’i kthejmë sytë nga Perëndimi. Partia Demokratike hapi derën e hekurt që na ndante nga Europa dhe Amerika.
Atë ditë fitoi Shqipëria.
Demokratët do të bashkohen e do të fitojnë! Që brohorimat e shpresës të dëgjohen sërish anembanë Shqipërisë.