Dita e tokës, Meta: Ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Tokës ka kërkuar një kujdesje më të shtuar për të mbrojtur mjedisin dhe ekosistemin. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan se duhet të marrë fund regresi i ndërtimeve pa kriter në kurorat e gjelbërta.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook

Për një të ardhme më të shëndetshme të fëmijëve tanë, është detyra jonë ta mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët, duke treguar një kujdes e vëmendje më të shtuar për mjedisin dhe ekosistemin, ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të Shqipërisë. 

Mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike! Të gjithë jemi dëshmitarë se si kurorat e gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund!

Ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar! 

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës

 

Zjarr Tv Ad