Dita e Tokës/ Nxënësit e Tiranës dhe Prishtinës pastrojnë Dajtin

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, një grup nxënësish të gjimnazit “Qemal Stafa” së bashku me bashkëmoshatarët e tyre nga Prishtina, kanë ndërmarrë sot një aksion për pastrim të mbeturinave në malin e Dajtit.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ndërkohë ka bërë apel për qytetarët, që të tregohen më vigjilentë dhe të kujdesen për mbrojtjen e natyrës dhe të edukojnë brezat e ri për rolin dhe dobitë e natyrës.

Statusi i ministrisë së Mjedisit:

“Me shembullin e shkëlqyer të nxënësve të gjimnazeve “Qemal Stafa” në Tiranë dhe “Xhevdet Doda” Prishtinë, të cilët në kuadër të shkëmbimit kulturor midis 2 vendeve, pastrojnë vullnetarisht mbeturinat që qytetarët kanë lënë në malin e Dajtit pasi kanë bërë piknik, ju ftojmë t’i bashkoheni Ditës së TOKES 🌎 .

Janë disa veprime të thjeshta me të cilat ju mund t’ia kushtoni këtë ditë të rëndësishme planetit.

Mbani pastër mjedisin!

Edukoni brezin e ri me sjellje miqësore ndaj mjedisit!

Mos përdorni qeset plastike!

Ruani faunën dhe florën!

Mbillni një pemë!

Mos përdorni kimikate!

Ricikloni

Shmangni përdorimin e makinës

Duajeni natyrën!

#cleanandgreen2020 #krijoO2tend

#ditaetokes

#smilealbania😀🇦🇱

 

Zjarr Tv Ad