Dita e “Ujit të Bekuar”, 7 djem hidhen në ujërat e lumit Osum, kryqi kapet nga një i ri

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Si çdo vit,edhe këtë vit, të dyja brigjet e lumit Osum u mbushën mëngjesin e sotëm me besimtarë ortodoksë, emigrantë dhe qytetarë, në pritje të hedhjes së kryqit. Kjo festë e përvitshme ka bërë bashkë në qytetin e Beratit qindra qytetarë beratas, mes tyre edhe besimtarë myslimanë që çdo vit bëhen pjesë e kësaj feste të shenjtë, ujit të bekuar

At Johani dhe Simsia i shoqëruar nga përfaqësues të Kishës Ortodokse dhe pushtetarë vendor dhe deputetet Naçi, Erminela Felaj, Fadil Nasufi, kryetari i bashkisw Ervin Demi prefektja Zylyftari, janë nisur nga Katedralja e Shën Dhimitrit në qendër të qytetit dhe pasi kanë përshkruar në këmbë pedonalen, kanë mbërritur në Urën e Goricës.

Për të pritur kryqin,në ujërat e ftohta të lumit Osum janë hedhur 7 të rinj beratas. Kryqi u hodh nga At Simsia dhe pasi përfundoi në ujërat e Osumit u kap nga Julian Pirenc zhara 26 vjeçaru, banues në lagjen Goricë. Pas kapjes së kryqit, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë dhe jo vetëm për një vit sa më të mbarë. Si traditë, pas kapjes së kryqit, shkon derë më derë me kryqin në dorë në çdo familje beratase, ku merr bekimin nga familjarët.

“I uroj gjithë besimtarëve gëzuar festën e “Ujit të bekuar” dhe gjithë qytetarëve të Beratit i cili është i vetmi qytet simbol për harmoninë fetare”, tha Nasip Naço.

Zjarr Tv Ad