Dita e ujit të bekuar, besimtarët sfidojnë të ftohtin

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

6 janari ose dita  e Ujit të Bekuar është një festë e rëndësishme për besimtarët ortodoksë. Ajo u kremtua me mesha dhe ceremoninë simbolike dhe hedhjen e kryqit në lumenj e det.

Tetë persona sfiduan temperaturat nën zero dhe u hodhën në Lumin Osum në Berat në ditën e Ujit të Bekuar.

Për të dytin vit radhazi kryqin e kapi 42-vjeçari Alfred Xhimitiku, nga lagjja Goricë.

Në Gjirokastër ceremonia u mbajt në brigjet e Lumit Drino, ujërat e të cilit i sfidoi vetëm një besimtar, ndërsa në Korçë kryqin e nxori nga uji 30 vjeçari  Dhimitër Todo.

Në qytetet bregdetare kryqi i shenjtë u hodh në det.

Në Durrës e kapi 30 vjeçari Nikolla Bici, në Vlorë  Klodian Shani  dhe në Sarandë Telemak Papas.

Ceremoni të ngjashme u mbajtën në të gjitha zonat ku ka komunitete ortodokse.

Besimtarët mbushin ujin të cilin e konsiderojnë të shenjtë pasi besojnë se ai shërben për të shëruar shpirtin dhe trupin.

Dita e Ujit të bekuar kremton pagëzimin e Jezu Krishtit në Ujërat e Lumit Jordan.

Zjarr Tv Ad