Dita e Verës/ Veliajt nuk i del parashikimi

0
4

Festimet e Ditës së Verës në Tiranë u shtynë për shkak të një parashikimi që thoshte se do të kishte reshje intensive por me sa duket alarmi rezultoi fals. Kryebashkiaku Veliaj pak ditë më parë kërkoi mendimin e qytetarëve për të zhvendosur festimet e 14 marsit më 17 mars, me arsyetimin se e enjtja do kishte shi me gjyma dhe qytetarët nuk do mundnin të festonin. Të gjithë qytetarët e Tiranës e kanë pritur me çadra 14 marsin në kryeqytet duke pritur reshjet nga momenti në moment, por fatmirësisht apo fatkeqësisht nuk pati shi. Ndonëse nuk mund të thuhet se ishte një kohë ideale, e në vend të diellit pati re e ngjyrë gri me shumicë, reshje nuk pati.
Pikërisht për parashikimin që nuk i doli, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është vënë në qendër të shakave dhe ironive në rrjet.