“Dita e yjeve më të bukur të kësaj tokë”, Berisha uron fëmijët për festën e 1 Qershorit

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeminstri Sali Berisha uron fëmijët për festën e 1 Qershorit. Ai ka shpërndarë një foto të disa fëmijëve dhe e quan ditën e sotme si “ditën e yjeve më të bukur të kësaj tokë”.

“Gezuar festen femije! Sot, dita e yjeve me te bukur te kesaj toke! Dita e femijeve! Ndaj, le ti urojme nga zemra mbare femijeve te ketij vendi te rriten te shendeshem e te gezuar se bashku me te dashurit e tyre. Le te urojme qe endrrat e bukura qe ata kane te behen e ardhmja e tyre”, shkruan Berisha.

Foto e shpërndarë nga ish-kryeministri është bërë muaj më parë, por ajo që bie në sy është se fëmijët janë të gjithë me dy gishtat lart, një përshëndetje simbol e demokratëve.

Zjarr Tv Ad