Dita evropiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore shërben për të sjellë në vëmendje të vendimmarrësve, shoqërisë civile, agjencive apo institucioneve të ndryshme dukurinë e trafikimit të personave, dukuri kjo që ka prekur mbarë botën.
Rreth 27 milionë persona (gra, bura dhe fëmijë) trafikohen në vit, shkruan KosovaPress.
Trafikimi i personave nënkupton “rekrutimin, transportimin, transferimin ose fshehjen e personave nëpërmjet përdorimit të forcës e formave të tjera të shtrëngimit, mashtrimit, marrjes me forcë, dredhisë ose abuzimit të pushtetit, të pozitës vulnerabël ose dhënien apo marrjen e pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një personi që kontrollon një person tjetër, për qëllime shfrytëzimi”.
Në të gjithë botën, 23% e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore janë vajza dhe adoleshentë.