“Dita pa makina është hipokrizi”/ Fuga “shuplakë” Qeverisë, apeli për qytetarët

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Profesor Artan Fuga, e ka cilësuar si hipokrizi, “Ditën pa makina”, që bën pushteti. Në një postim në rrjetet sociale, Fuga thekson se ditën pa makina mund ta bëjnë vetëm qytetarët, për të treguar ndërgjegjë kolektive.

“Dita pa makina që bën pushteti është jo vetëm hipokrizi, ndërkohë që mbipopullon qytetin, dhe ndërton akse gjigande qarkullimi pastaj, duke e bërë qytetin si pistë avionash, por edhe pa shpresë. Pa shpresë sepse makina konsumon karburant dhe andej gjenerohen fitime!

Ditën e vërtetë pa makina mund ta bëjnë vetëm qytetarët! Duke e tharë qarkullimin atë ditë! Për të treguar ndërgjegje kolektive dhe reagim qytetar!

Kjo do t’i trondiste dhe do të tërhiqte vëmendjen për varfërinë e njerëzve!

Palé sikur të bëhej një ditë pa blerje si protestë qytetare! Mosbindje civile që do trondiste dynjanë, do e sillte pushtetin dhe tregtinë me këmbë në tokë!

Klasa jonë ekonomike nuk po kupton se po vrau klientin, po zboi qytetarin, pasurive të veta t’u pijë lëngun, ose po të dojë edhe t’i pshurri se nuk vlejnë!

Prandaj mos u ankoni! Ja ku është reagimi qytetar, pa lëvizur fare nga vendi, pa të bërtitura, pa mitingje te tre kuajt e kryeministrisë!”-shkruan Artan Fuga.

Zjarr Tv Ad