Ditë e shënuar për besimtarët katolike, Basha dhe Rama urojnë Pashkët

0
469
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i vendit, Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, kanë uruar ditën e sotme besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

“Mirëmëngjesi! Gëzuar Pashkët nga Fieri”, shkruan Rama në postimin e tij.

Nga ana tjetër, Basha ka theksuar se kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë.

Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.

Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.

Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Për shumë vjet gëzuar!” shkruan Basha.

Mbrëmjen e djeshme, urimi për Pashkët ka ardhur dhe nga Presidenti i vendit Ilir Meta  përmes një postimi në Facebook ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe ungjillorë për këtë festë.

Zjarr Tv Ad