“Ditë e trishtuar për SHBA”, Biden reagon pas vendimit të ndalimit të abortit

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti amerikan Joe Biden shprehu pakënaqësinë e tij për vendimin e Gjykatës së Lartë, për ndalimin e abortit në Shtetet e abshkuara të Amerikës.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë  e cilësoi këtë ditë si të trishtuar, si për drejtësinë ashtu edhe për Amerikën.

Në fjalën e tij, presidenti  Biden u kthye kundër qeverisë së mëparshme republikane, ndërsa ngriti çështjen e sigurisë së grave që do të “detyrohen të rrisin fëmijën e përdhunuesit të tyre”.

“Shëndeti i grave dhe i kombit tonë është në rrezik”, tha Biden, duke shtuar se ky vendim e kthen Amerikën 150 vjet mbrapa.

Gjykata e Lartë Supreme shpalli vendimin i cili i ka dhënë fund mbrojtjes kushtetuese gati 50 vjeçare për abortin, një vendim i shumicës së saj konservatore për të përmbysur çështjen historike të gjykatës.

Zjarr Tv Ad