Ditë historike për Kosovën, krijohet Ushtria

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi i Kosovës ka bërë një votim historik ditën e sotme, duke miratuar krijimin e Ushtrisë.

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, e cila do të garantojë sovranitetin dhe integritetin e vendit, u votua me 106 vota pro, dhe një abstenim.

Për këtë ligj u paraqiten 11 amendamente të cilat u miratuan në Kuvendin e Kosovës.

Krijimi i Ushtrisë së parë zyrtare të Kosovës, bëhet nën mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri është një proces që mund të zgjasë 7-10 vite.

Disa ditë më parë nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake . Këto automjete i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.

Sakaq Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur ndaj ndërkombëtarëve, që të pengohet ky proces.

“Mos e poshtëroni Serbinë dhe popullin serb, sepse as populli serb, as Serbia nuk do t’ju lejojnë”, deklaroi Vuçiç gjatë së enjtes,

Ushtria e Kosovës pritet të ketë buxhet vjetor prej 98 milionë eurosh, 5 mijë ushtarë si dhe 3 mijë rezervistë.

Zjarr Tv Ad