“Ditë pas dite, shqiptarët po binden se demokratët janë të bashkuar”, Basha: Ne shpalosim me qytetari vizionin për politikën

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka postuar një video nga takimi i djeshëm me demokrëtat e Durrësit dhe e ka shoqëruar me një mbishkrim ku thekson se shqiptarët po bindeshin dita ditës se demokratët ishin të bashkuar.

Basha shkruan se ishte e rëndësishme mënyra sesi PD e kishte shpalosur politikën sepse sipas tij, ashtu siç do të jetë partia Demorkatike sot, ashtu do jetë edhe Shqipëria nesër.

Postimi i Plotë nga kryedemokrati, Lulzim Basha:

Ditë pas dite shqiptarët po binden se demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Mënyra si ne shpalosim me qytetari vizionin që kemi për politikën, për sfid kundër korrupsionit, për zhvillimin e vendit, duke reflektuar me sinqeritet mbi të shkuarën tonë, për të davaritur hijet që na kanë ndarë nga pjesa më e shëndetshme e shoqërisë shqiptare.

Ky ndryshim që kemi nisur nga vetja është përcaktues për fatet e vendit, sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër.

Zjarr Tv Ad