Ditëlindja e 31-të PD, Arbi Agalliu mesazh demokratëve: PD lindi si mburojë e interesave të shqiptarëve, jo atyre personale, as të Berishës

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Grupit, Arbi Agalliu në ditëlindjen e 31-të të PD, ka përcjellë një mesazh në rrjetet e tij sociale.

Ai shkruan se Partia Demokratike ka lindur si parti e fjalës së lirë dhe si mburojë e interesave të shqiptarëve dhe e nuk pronë e askujt.

Ndër të tjera ai shkruan se në një ditë si kjo të gjithë duhet të jenë të bashkuar dhe larg intersave personale.

“Partia Demokratike ka lindur si parti e fjalës së lirë, si parti e të drejtave të njëriut, si parti e tregut të lirë e mbi të gjitha si parti pro Amerikane.

Partia Demokratike lindi si mburojë e interesave të shqiptarëve do të vazhdojë e tillë e jo pronë e as mburojë e interesave personale të askujt, as të z.Sali Berisha.

Për këdo që u përball me gënjeshtra dhe manipulime të stilit komunist u them se në këtë ditë të shënuar të gjithë duhet të jemi të bashkuar, largë interesave personale, të tejkalojmë veten në të mirë të demokratëve dhe shqiptarëve” Agalliu.

Zjarr Tv Ad