Ditëlindja e bashkëshortes/ Ish-kryeministri Berisha me fjalë të ndjera: Mirënjohje e pakufishme për Lilin, eleksiri i vërtetë i jetës tonë…

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, dita e sotme është e veçantë, pasi në një ditë feston dy festa. Sot është ditëlindja e bashkëshortes së Berishës, Liri Berisha dhe gjithashtu festojnë edhe përvjetorin e martesës.

Berisha ka postuar një foto ku shihet me bashkëshoren dhe thotë se festojnë 50 vjetorin e martesës, teksa shkruan “në jubileun e këtij udhëtimi të përbashkët 50 vjeçar, mirënjohja e pakufishme e imja dhe dhe e fëmijeve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë, sakrificat e saj, ka qenë dhe mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri i vërtetë i jetës tonë”.

Postimi i plotë i Berishës:

Sot Jubileu i Arte!

50 vjetori i marteses tone dhe ditelindja e Lilit!

Miq, 5 korriku eshte per ne dite festash shume te vecanta. Por e sotmja eshte me e vecante per ne.  Bashke me ditelindjen e Lilit ne sot festojme edhe 50 vjetorin e marteses. Ne jubileun e ketij udhetimi te perbashket 50 vjecar, mirenjohja e pakufishme e imja dhe dhe e femijeve eshte per Lilin, e cila me dashurine, perkushtimin, miresite, sakrificat e saj ka qene dhe mbeshtetje e jashtezakonshme dhe eleksiri i vertete i jetes tone. Nje urim te perzemert dhe mirenjohje te thelle per ju miqte tane kudo qe jeni qe me miqesine tuaj i keni dhene jetes tone dimensionin me njerezor, me fisnik, me social te saj.

Gezuar Lili se bashku me deshiren e Zotit edhe dekada te tjera! sb

Zjarr Tv Ad