Ditëlindja e Dritanit, Lori Hoxha i shkruan letër të atit: Do jetoj gjithë jetën me mallin tënd

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lori Hoxha ka kujtuar me fjalë të ndjera në ditën e lindjes Dritan Hoxhën themeluesin e Top Medias, i cili është ndarë nga jeta vite me parë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lori i shkruan një letër të atit ku i tregon se çfarë është duke bërë familja, teksa shkruan se të gjithë çdo ditë e më shumë u rritet malli për të.

“Koha me ty dhe koha pa ty u barazua këtë vit. Unë do jetoj gjithë jeten me mallin tënd dhe mirënjohjen (por dhe keqardhjen) qe askush ne vitet në vazhdim nuk pati ndikimin tënd tek unë dhe jo vetëm” shkruan ajo ndër të tjera në postimin e saj.

Postimi i plotë i Lori Hoxhës:

Teksa shkruaj kam perballe pamjen me te bukur ne bote nje nga ato qe kerkoje me ngulm ti gjithe vitin sepse po te ndjeje pak ftohte futeshe direkt ne makinen tende dhe ferkoje duart. Kam perballe Itanin qe eshte rimisherimi jot: po aq i gjate, i bukur, kokforte dhe me ate humorin e bezdisshem qe te vinte ne siklet perpara tavolines po ti prape qeshje se ishte me vend.

Nga ana tjeter eshte Sara qe po ndjek Oman dhe London; njeri do te luaj ping pong dhe tjetri me thote qe qenkam bere pak kacurrelse sot. Dy njerez komplet te ndryshem, qe i imagjinoj ne shpinen tende teksa i tregon boten tende dhe i thua “jo ate”, se e ndaje shume mire te drejten dhe refuzoje te beheshe pale me cdo gje qe nuk ishte e tille.

Te ngjajne shume mendoj une, ose jam une qe kerkoj me ngulm te te shoh ne cdo brez qe do te vije. Mami po pi kafen qe e shoqeron me nje cigare. Ta dish qe e ka filluar qe kur nuk vije me ne shtepi. E di e di, i kam thene po e do ta degjoje nga ty. Diku do dilte nga deshirat e tua megjithese ato me te medhat i ka ruajtur te gjitha. Redia me shkruan ne telefon; eshte po aq moskokcarese sa kur vije ne Itali dhe thoje “goca mamit kjo” se nuk dilte te dera si une dhe Sara. Redia vazhdon do me ate dashurine qe mban nga brenda, dhe bashkllekun tend e ndjen sot me shume se kurre.

Gjithesesi ta dish, ate do gjeje zgjuar ne oraret qe rrije ti dhe me siguri do vinte e para kur doje ndonje xhiro me makine naten vone. Une jam ketu; me dyshimet e mia si gjithmone dhe per cdo gje. Kurioze a do ishe i lumtur per ne dhe kush do ishim ne sot me ty. Gjithe jeten pas ikjes tende kam degjuar fjaline “po te mos ishe vajza tij…” dhe jam kurioze vertete, dhe pse e di qe mua vajzen tende me ben ajo cka kam brenda. Me bejne floket kacurrela, karakteri impulsiv, dashuria per jeten e bukur, pretendimet e larta per njerezit, parimet e forta dhe deshira per tu vetpermirsuar cdo dite. Por me kurioze jam si do kishim ecur bashke sot. Nuk u zgjata aq sa doje, por besoj do kishim ecur me koken larte te dy. Viti i 14 qe e festojme ditelindjen tende pa ty dhe pa merakun tend qe po plakesh”. Do hap nje vere te kuqe sot dhe pse ta dish qe une e pi te bardhe. Diku do ndryshoja dhe une nga ti dhe pse te ndjek edo hap e te kopjoj sikur je influenceri im i preferuar. Me mungon cdo dite e te kujtoj cdo dite po ti kete e di se sje shume larg. Gezuar ditelindjen cutie. E jotja sot dhe përgjithmonë. Lori Tanit

Zjarr Tv Ad