Ditëlindja e fundit/ Identifikohen 4 viktimat e tragjedisë në Tiranë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën 4 anëtarëve të familjes Biba në kryeqytet.

Babai, nëna dhe dy vajzat e tyre kishin qenë duke festuar një ditëlindje në një lokal në Elbasan, së bashku me dhëndërrin e familjes, para se të ndodhte aksidenti.

Pas festës, rrugës teksa ktheheshin në shtëpinë e tyre në Tiranë ata janë përfshirë në aksident.

Mësohet se viktimat janë nëna, babai dhe dy vajzat  B. Bibaj, Xh.Bibaj, F.Bibaj dhe V. Bibaj, ndërsa dhëndri i familjes A. Alia i cili drejtonte mjetin me targa AA472 PE, ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar në spitalin ushtarak në kryeqytet ku merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Zjarr Tv Ad