Ditëlindja e Tanit të Topit, e kujton Erion Braçe: Këtu festojnë akoma ditë të medias, por media e këtij shekulli në këtë vend nis me ty

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Erion Braçe, kujton sot në ditën e lindjes, themeluesin e Top Medias Dritan Hoxha. Ai shkuan se “Tani i Topit” siç e njohin të gjithë, solli revolucion teknologjik në median shqiptare të këtij shekulli

“Revolucioni yt ishte editorial, ky; Te tjeret-me nje, dy perjashtime, bene nga nje kanal per vete, qeverine, qeverite, pasurine, gjobat, ti bere media per shqiptaret e zakonshem, te ndershem e punetore; Ju dhe nje instrument per tu mbrojtur nga abuzimi i fuqise se shtetit, prones, pasurise, parase; Shqiperise i dhe nje institucion krenarie, e shtyve perpara kujtdo”, shkruan Braçe.

Shkruan Erion Braçe:

MIREMENGJES MIK! Eshte dita jote sot! Ketu “festojne” akoma dite te #MEDIAS, por media e ketij shekulli, ne kete vend, nis me ty. E di perse ngaterrohen? Sepse blejne ndonje paisje te re HD dhe thone beme “revolucion” tani, e kaluam; Te identifikojne ty me revolucionin teknologjik ne median e ketij shekulli dhe kaq.

Por media qe ti kishe ne mendje, bere ne fakt nuk ishte kaq, ishte shume me teper se kaq; ISHTE LIRI, PERMBAJTJE, PAVARESI, INTEGRITET, TEKNOLOGJI PATJETER, RISI, RINI; Private, por kurre sipas fjalise idiote “eshte prona ime, parate e mia, bej cfare te dua”, kurre e kote e pas kotesise. Private ligjerisht, por e publikut, shqiptareve te zakonshem, te gjithe shqiptareve ne fakt.

Revolucioni yt ishte editorial, ky; Te tjeret-me nje, dy perjashtime, bene nga nje kanal per vete, qeverine, qeverite, pasurine, gjobat, ti bere media per shqiptaret e zakonshem, te ndershem e punetore; Ju dhe nje instrument per tu mbrojtur nga abuzimi i fuqise se shtetit, prones, pasurise, parase; Shqiperise i dhe nje institucion krenarie, e shtyve perpara kujtdo! E kemi folur kete gje shpesh sy me sy, por doja ti thosha sot publikisht; Aq sa arrite ti me 100 kilometra ne ore, te tjeret nuk po i afrohen edhe pse ti je tjeter kund, mes enderrave te tua. Fuqia jote enderrat jane! Ndai!

Zjarr Tv Ad