Ditëlindja që u kthye në tragjedi! Ra nga makina teksa po bënte sfidë për në TikTok, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, 9 ditë pasi u përplas nga një makinë teksa po bënte një sfidë për në rrjetin social TikTok.

Lorenzo Pjetrushi luftoi mes jetës dhe vdekjes për nëntë ditë, i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Ca’ Foncello në Treviso, por pasditen e djeshme, më 29 janar, ka humbur “betejën”.

18-vjeçari u aksidentua mbrëmjen e 20 janarit në sheshin e ambienteve sportive Cimadolmo.

I riu ndodhej me disa miq dhe të afërm për të festuar ditëlindjen e kushëririt të tij dhe ajo që supozohej të ishte një lojë, gati një shaka, u kthye në tragjedi.

Lorenzo Pjetrushi është ngjitur në kofanon e makinës që drejtohej nga kushëriri i tij për të bërë një sfidë dhe më pas video do të publikohej në rrjetin social “Tik Tok”.

Mirëpo, kushëriri, duke drejtuar mjetin, ka kryer një manovër që ndoshta ka qenë paksa e papritur dhe 18-vjeçari ka rënë në tokë, duke pësuar një dëmtim të rëndë në kokë.

I riu u shtrua urgjentisht në spital në Ca’ Foncello në Treviso, por humbi jetën të hënën.

Zjarr Tv Ad