Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dhuruar sot SPAK dhe BKH-së pajisje speciale për hetimet. Lajmin e bën vetë me dije Prokuroria Speciale përmes një njoftimi zyrtar në Twitter, duke thënë se këto pajisje do të çojnë në një nivel tjetër punën hetimore.
“Ambasada e SHBA bëri sot një tjetër donacion për BKH-në, pajisje të cilat pritet të përmirësojnë dhe ta çojnë në një tjetër nivel punën hetimore të ndërmarrë në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion”, njofton SPAK. Kujtojmë se Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë e re e drejtësisë me hetues që punojnë për llogari të prokurorëve specialë.
Ndërkohë, sot në ambientet e SPAK ka qenë dhe prokurorët belgë të cilët prej tre ditësh ndodhen në Shqipëri. Mesditën e sotme u raportuar se ata do të largoheshin drejt Brukselit pasi erdhën për të marrë në pyetje Lulzim Bashën, për dosjen “Toyota Yaris”.
Partnerët ndërkombëtarë e kanë mbështetur SPAK në çdo aspekt, si material ashtu dhe financiar duke kërkuar të goditen peshqit e mëdhenj dhe përmes hetimeve dhe provave të pakundërshtueshme të arrestohen.