Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë ka ndërmarrë një nismë ku i kërkon Kuvendit të hartojë një kuadër ligjor për dekomunistizimin.
Prej disa ditësh, në të gjithë vendin po firmoset një peticion që do t’i bashkohet nismës që do depozitohet në Kuvend. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, drejtoresha e IDMC tregoi se të rinjtë janë treguar të gatshëm për ta mbështetur edhe këtë nismë. Ndërkohë, ajo u bën thirrje edhe politikanëve që të firmosin peticionin, pasi dekomunistizimi duhet të ishte bërë më herët. Ndër të tjera, nisma sipas Jonila Godoles synon edhe vetingun e politikanëve dhe gjyqtarëve që kanë shërbyer në kohën e komunizmit. Ndërkohë, gjatë “Ditëve të Kujtesës”, Godole është dekoruar me “Kryqin Federal të Meritës”, i akorduar nga Presidenti federal gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier, dhe dorëzuar nga ambasadori Peter Zingraf.
Znj. Godole, si fillim dua t’ju përgëzoj për dekoratën që morët dy ditë më parë. Çfarë ndjesie ju krijoi? Ju keni nisur një peticion për të mbledhur firmat për të çuar në Parlament një nismë, si po shkon mbledhja e firmave?
Ky peticion që adreson problematikat e dekomunistizimit duhet të ishte kryer kohë më parë, por nga reagimi i qytetarëve ngado që i takoj duket se është i mirëpritur. Në mënyrë të veçantë më gëzon fakti që të rinjtë nuk kanë asnjë kompleks ta firmosin atë, ndryshe nga gjyshërit e tyre që ende vazhdojnë të qëndrojnë të ndarë në dy kampe: njëra palë që mbështet peticionin, përfaqësues të familjeve të persekutuara, të tjerë që kanë reflektuar në këto 31 vite për dëmet e shkaktuara nga regjimi komunist
Gjatë punës sime shumëvjeçare në fushën e kujtesës me të rinj, mësues, ish-të përndjekur politikë dhe qytetarë, jemi ndeshur shpeshherë me disa problematika që mendojmë se ka ardhur koha që t’i adresojmë siç duhet si shoqëri. Ka ardhur koha për një kuadër të ri ligjor që ndalon glorifikimin e diktaturës, të diktatorit dhe bashkëpunëtorëve të tij në hapësirën publike dhe që hap një sipar të ri të ballafaqimit me të shkuarën komuniste me gjithë hijedritën e saj. Vendet e BE-së ku duam të aderojmë, kanë përvojë shumë pozitive në mënyrën se si e kanë ndërtuar kuadrin ligjor që dënon simbolet apo propagandën e regjimeve totalitare, si nazizmi, fashizmi apo komunizmi. Grupi i punës së peticionit i njeh mirë këto ligje dhe do të japë ndihmesën e tij për hartimin e një projektligji sa më efikas që u përgjigjet nevojave të kohës në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Kur flisni për funksionet e politikanëve në kohën e komunizmit, për cilat kategori konkretisht, pra, se kush duhet të jetë subjekt i ligjit?
Pas 31 vjetësh, shumë individë të lidhur ngushtë me regjimin e shkuar janë larguar nga shërbimi publik, politika ose janë ndarë nga jeta. Gjithsesi, në parim, do të ishte në nderin e Shqipërisë një pastrim i institucioneve të sotme demokratike të shtetit nga punonjës në poste politike (apo administrative) që kanë luajtur rol aktiv të drejtpërdrejtë në organet famëkeqe të diktaturës duke shkaktuar shkelje të të drejtave të njeriut, deportime, dëbime e burgosje politike. Këtu do përmendja rolin e tyre në PPSH (si truri operacional i regjimit), Sigurimin e Shtetit, Gjykata, Prokurori, Polici, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe organe të tjera represive.
Znj. Godole, a ka në sistemin tonë të drejtësisë persona që kanë pasur funksione në kohën e komunizmit? Ndërkohë që në Shqipëri gjyqtarët dhe prokurorët i janë nënshtruar një vetingu, por jo për dekomunistizim. Sa të realizueshëm e shihni?
Për vetë ashpërsinë e regjimit komunist dhe shtrirjen kapilare të Sigurimit dhe organeve të ngjashme të dhunës dhe persekutimit në të gjitha shtresat e shoqërisë, vetingu ndaj politikanëve, punonjësve të administratës dhe të institucioneve të drejtësisë, duhet të kishte përfshirë edhe elementë që pastërtisë së figurës së tyre në lidhje me rolin që mund të kenë luajtur në regjimin e kaluar. Një ish-hetues apo ish-prokuror që ka punuar në atë regjim totalitar, por nuk është distancuar publikisht prej tij, madje, përkundrazi ka bërë më tej karrierë pikërisht prej atij angazhimi, nuk besoj se mund të jetë i besueshëm si profesionalisht, ashtu edhe moralisht.
Mendoni se do të hasni në kundërshtim të propozimit për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shkollave apo institucioneve që i referohen diktaturës? Dhe përse duhet bërë kjo? filluar nga Goethe, Martin Luther, Richard Wagner etj. (por, për çudi, jo Marksi?!). Shoqëritë demokratike janë të kujdesshme që të ushqejnë debatin mbi kontekstualizimin e historisë bazuar në fakte të reja që dalin nga studimet dhe dokumentet arkivore. Synoni që të ketë një lëndë të veçantë në shkolla mbi diktaturën, apo të përfshihet në ndonjë nga programet?
Ku jemi me kurrikulat shkollore dhe veçanërisht historinë? Lënda e historisë në arsimin e mesëm është me zgjedhje, dhe kam rastisur të vizitoj shkolla në fshatra dhe qyteza ku mësuesit e historisë nuk kanë më kujt t’i japin mësim dhe detyrohen të marrin në ngarkim lëndë të tjera larg fushës së diplomimit të tyre..
A keni shpresë që kjo nismë do të mirëpritet në Kuvendin e Shqipërisë? Sigurisht, keni marrë mbështetjen e kreut të opozitës, përderisa edhe ai e firmosi vetë peticionin, por si do pritet kjo nga maxhoranca?