Ditmir Bushati jashtë listës së PS së bashku me Gjebrenë, në dyshim Kodheli e Majko, por i sigurt Fatmir Xhafaj

0
4885
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko e Mimi Kodheli në 8 vjet të qeverisjes së PS kanë shërbyer e shërbejnë dhe si ministra.

Ditmir Bushati ka qenë ministër i jashtëm, një ndër njerëzit e besuar të Edi Ramës. Por që kur u largua nga detyra, ka qenë kritik me qeverinë. Sikurse mëson newsbomb.al, Bushati nuk e ka gjetur ‘gjuhën” me kryeministrin Rama. Në zgjedhjet e kaluara u delegua në krye të qarkut të Shkodrës, por tani, nuk shihet asnjë shenjë të përfshihet në listat e deputetëve të ardhshëm.

I sigurt deri tani, sikurse flitet në korridoret e selisë rozë, është emri i Fatmir Xhafajt. Ministri i Brendshëm që u emërua në detyrë pas largimit të Saimir Tahirit, qëndroi për disa vite në ministri, por u largua pas denoncimit të opozitës për të vëllain.  Pas largimit, marrëdhëniet e tij dhe kryeministrit nuk kanë qenë në nivelin e tyre më të lartë të komunikimit. Por Rama e ka vendosur në listë. Shkak është bërë edhe mbështetja e madhe për ministrin, sidomos për Reformën në Drejtësi dhe besimin që kanë ndërkombëtaret tek emri i tij.

Dy emra për të cilët nuk thuhet as “po” e as “jo” janë po ashtu ministër dhe ish-ministër. Bëhet fjalë për Pandeli Majkon, sot ministër i Diasporës e që punon në njësinë nr 5 në Tiranë, konsideruar si hambar votash për socialistët. Me prurjet e reja në listën e Tiranës askush nuk thotë ndonjë gjë konkrete për Majkon.

E njëjta gjë ndodh edhe me ish-ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Deputetja që u zëvendësua në ministri nga ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tashmë po merret në njësinë 13 në Tiranë, në Liqenin e Thatë. Por ende nuk është vendosur për “po” apo për “jo” për prezencën e saj si deputete në kryeqytet.

Një tjetër emër që nuk do të jetë më në listën e deputetëve të Partisë Socialiste, pas tërheqjes së Vasilika Hysit, është edhe emri i Elona Gjebresë. Gjebrea është spostuar nga lista e Tiranës dhe nuk është vendosur në ndonjë zonë konkrete për zgjedhjet e ardhshme.

 

Zjarr Tv Ad