Ditmir Bushati prezanton një tjetër kandidat për kryetar bashkie

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili është edhe  kordinatori i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, ka prezantuar kandidatin për bashkinë e Pukës në Asamblenë e partisë që përfaqëson në këtë qytet

Bushati,  ka rikonfirmuar kryebashkiakun aktual Gjon Gjonaj, si kandidat i PS-së për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen me 30 qershor të këtij viti.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Bashkia e Pukës, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar foto nga Asambleja.

“Kreu i bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj rikandidohet nga Partia Socialiste për të vazhduar projektin për transformimin e metejshëm të Pukës, Gjegjanit, Luf-Qerretit dhe Rrapes. Prezantimi i z.Gjonaj u bë sot në Asamblen e Partisë Socialiste të bashkisë Pukë nga kordinatori politik i qarkut, z.Ditmir Bushati”, shkruhet në njoftimin e bashkisë.

Kujtojmë se kjo është dalja e parë e Ditmir Bushatit në terren pasi u përfol një ftohje midis tij dhe kryeministrit Rama lidhur me qëndrimin që duhet të mbante qeveria me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare.

Gjatë fjalës së tij në Parlament të mërkurën e kaluar, Bushati iu ka drejtuar thirrje të gjithë socialistëve të vjetër që të bëhen bashkë dhe tiu japin fund ndasive të së shkuarës

 

Zjarr Tv Ad