“Divjaka nuk ka mjellma, trau i paligjshëm”, Braçe i drejtohet opozitës: S’kam unë pallate dhe resorte brenda parkut, boll bëtë sikur ziheni me qeverinë

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PArtisë Socialiste, Erion Braçe, e ka quajtur të paligjshme vendosjen e traut elektronik në Plazhin Kombëtar të Divjakës.

Sipas deputetit bazuar në nenet përkatëse theksohet se në asnjë park nuk është e detyruar dhe nuk këkrohet vendosja e një trau elektronik.

Gjithashtu Braçe hodhi poshtë deklaratën e bërë nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro e cila paraqiti një vendim të firmosur prej tij si autorizim për ndërmarrjen e këtij akti.

Ai tha se shqetësimi në Divjakë lidhet me një autorizim të lëshuar nën presion nga ARRSH për kryerjen e punimeve në aksin rrugor që lidh qytetin e Divjakës me plazhin.

“Taksat nuk mblidhen me kupon. Divjaka nuk ka mjellma. Është liqen tjetër ai që shquhet për mjellma. E kam shumë të vështirë por më duhet ta formuloj këtë pyetje. Pse gënjeni. Shqetësimi që ka lindur në Divjakë nuk lidhjen me VKM të firmosur nga Erion Braçe.

Lidhet me këtë autorizim të lëshuar nën presion nga ARRSH që autorizon kryerjen e punimeve në aksion rrugor Divjakë-Plazhi Divjakë si një financim që lejon shoqërinë të kryejë këto punime. Problemi është ky autorizim që sjell në vëmendje një tjetër vendim të Këshillit të Ministrave që përcakton inventarin e rrugëve kombëtare në të cilin përcaktohen si akse kombëtare rrugore, rrugën Kthesa e Çermës-Divjakë, dhe Divjakë-Plazhi i Divjakës”, tha Braçe.

Gjithashtu nga foltorja e Kuvendit ai u kërkoi deputetëve të opozitës që të mos bëjnë sikur zihen me qeverinë, pasi falë qeverisë kanë marrë hektarë në parqe që kanë ndërtuar, resortet dhe pallatet.

“Dhe ky deputeti që shikoni këtu nuk është deputeti që ka pallat brenda në Park. Skam unë pallate, nuk jam unë deputeti që kam pallat, jo të ndërtuar por të grabitur vetëm një muaj para se Sali Berisha të ikte nga pushteti. Nuk jam deputeti që ka resort në park, që ka grabitur një sipërfaqe goxha të madhe, ka hyrë në det,. Nuk kam unë asnjë kushëri që ka zaptuar të njëjtën sipërfaqe në krah të resortit. E fundit fare, nuk kam unë as fis as farë që të ketë 110 hektarë në kular.

Dhe boll bëtë sikur ziheni me këtë qeveri se ato 110 hektarë i keni prej kësaj qeverie”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad