Dixhitalizohet Arkivi Teknik i Hidrokarbureve në Fier

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri inspektoi ambientet e Arkivit Teknik te Hidrokarbureve në qytetin e Fierit. Dokumentet  qe ndodhen ne ketë institucion e kane fillesën qe ne vitin 1927. Fondi i  arkivit përmban të gjitha te dhënat e shtetit shqiptar për hidrokarburet përfshirë studime në fushën e gjeologjisë; te dhënat per teknologjinë e nxjerrjes e përpunimit si dhe dosjet e puseve të naftës.

Ministri Gjiknuri theksoi se dixhitalizimi është një hap shumë i rëndësishëm drejt modernizimit të të dhënave për hidrokarburet. Per ministrin e infrastrukturës ruajtja e dokumenteve ne formatin elektronik do të bëjë që ne te ardhmen të negociohen kontrata më të mira, por edhe investitorët të njihen me të dhënat historike të të gjithë pasurive te nëntokës shqiptare.

Zjarr Tv Ad