DJ shqiptar hyn në klasifikimet botërore, mban vendin e parë në Britani

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

DJ shqiptar, Dardan Aliu, po kryeson klasifikimet botërore.

Remix-i që DJ Regard i bëri këngës së ‘Ride It’ ka zënë vendin e parë në The Official Big Top 40, një nga tabelat më të mëdha të klasifikimeve në Britani.

Remix-i i “Ride it” i dha fund qëndrimit prej 5 javësh në vendin e parë të këngën ‘Higher Love’ të Kygo dhe Whitney Houston.

‘Ride It’ është remix i hitit të vitit 2008 të Jay Sean.

Remixi i DJ kosovar ka lënë pas këngën e fundit të Ariana Grande, Miley Cyrus dhe Lana Del Rey, “Don’t Call Me Angel” që mban vendin e dytë.

Zjarr Tv Ad