Djali i Çuçit në hetimet italiane, gazetari jep detaje: Shkoi të takonte gjyshen, vdiq në spital dhe e sollën në Shqipëri!

0
5831
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe botuesi Mero Baze, zbulon detaje nga dalja e emrit të djalit të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, në dokumentet e Gjykatës së Milanos. Ai thotë se djali i ministrit ka shkaur në vendin fiqnj për të takuar gjyshen e sëmurë rëndë, e cila më pas dhe ka ndërruar jetë.

Duke qenë se ishte periudha e covid dhe udhëtimet ishin të bllokuara, djali i ministrit ka marrë një autorizim nga mjeku italian në mënyrë që të udhëtonte. “Ka shkuar të takojë dy herë gjyshen e sëmurë, një herë kur ishte rëndë dhe një herë për ta marrë të vdekur, bashkë me nënën e tij”, shkruan Baze.

Më tej, ai tregon se në të dyja rastet Endi Çuçi për shkak të Covid duhej të kishte një konfirmim nga pala italiane, dhe e ka marrë.

“Mjeku italian që e ka dhënë ka qenë objekt përgjimi, por në këtë rast nuk ka bërë ndonjë gabim. As ka marrë para për vërtetimin, as ka gënjyer. Kaq është e gjithë historia. Nëse do sillej si djali i ministrit të Brendshëm, mund të kalonte në Rinas dhe pa atë letër, por e ka kërkuar, se ka dashur të udhëtonte si qytetar i rregullt”, vijon gazetari.

“Rasti djalit të Bledi Çucit, në të vërtetë jo vetëm që nuk është rast korruptiv, por përkundrazi është rast që dëshmon se si një djalë ministri që shkon të takojë gjyshen e sëmurë për vdekje në Itali, përpiqet të jetë në rregull me letrat formale kufitare që duheshin gjatë mbylljes së Covid.

Po të ishte djali i Sali Berishës në pushtet do kishte ikur me çarter, pa kaluar fare nga kontrolli kufitar, siç kalonte kur ishte në pushtet.

Nëse spitali italian që lëshonte vërtetimet ka qenë nën hetime dhe përgjime, ky nuk është problem i njerëzve në nevojë që kanë kontaktuar spitalin. Siç e provon dhe hetimi, ata as kanë paguar dhe as kanë mashtruar për rastin. Gjyshja e djalit ka vdekur në spital dhe është sjellur në Shqipëri. Kaq ka ndodhur.

Kujdesi i Sali Berishës për të treguar që familja e Bledi Çuçit është e ndarë, pasi djali është me martesën e parë, tregon po ashtu makthet e njëjta që ka në familje. Por nuk është krim që djali jeton në një familje të ndarë me nënën e tij. Më krim do ishte një familje e bashkuar si kjo e Sali Berishës, nën diçiturën “non grata” për korrupsion madhor bashkë me familjarët”. Atë fat mos e pastë kush. Familjarisht si hajdutë”, shkruan gazetari Mero Baze.

Zjarr Tv Ad