Xhisiela Maloku, vajza e cila dyshohet të jetë përdhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja, ka rrëfyer për dhunën që Rrexhep Rraja ka ushtruar ndaj saj rreth 2 muaj më parë. Në dëshminë e dhënë në komisariatin e policisë në Krujë para oficerit Emiljano Nuhu, më datë 30/07/2018, Maloku ka treguar arsyet pse ajo e ka tërhequr herën e parë kallëzimin ndaj Rexhepit. Sipas dëshmisë së saj Xhisiela tregon se është njohur me djalin e deputetit në vitin 2012, dhe ka qenë e lidhur me të deri në vitin 2017. 25-vjeçarja rrëfen se pas ndarjes me djalin e deputetit të PS, kanë filluar konfliktet. Ajo tregon se kallëzimin në polici e ka bërë për ngjarjen e ndodhur më datë 19.07.2018, ku sipas saj është takuar me Rexhep Rrajën, dhe pas një debati me tone të ashpra në makinën e tij, nën kërcënimin e armës ai e ka dërguar në një hotel. Në dhomë ajo tregon se është dhunuar nga djali i ish-deputetit të PS, është djegur me cigare në këmbë prej tij dhe është goditur në kokë më qytën e pistoletës. Si pasojë e dhunës së ushtruar vajza thotë se ka humbur ndjenjat dhe nuk kujton më gjë.
Kur të ka goditur për herë të partë shtetasi Rexhep Rraja dhe në ç’vend?
Unë nuk e mbaj mend kur më ka goditur për herë të parë shtetasi i lartpërmendur, por mbaj mend herën e fundit që ndodhi në datën 19.07.2018. Dua të shpjegoj që në këtë datë më kishte parë në rrugë dhe më mori në telefon, më tha hajde me tako se dua të sqarohemi, unë shkova e takova tek puna e tij në rrugën Fushë Krujë-Vorë, filloi të ulëritë me fjalë dhe më kapi prej flokësh, më solli një shoqe sms që a do dalim sot në ato moment ky më mori telefonin dhe ma theu, duke më thënë me kë do dalësh sot. Dua të them që, këto veprime i bëri kur unë isha në makinë me të përball punës së tij, më pas u nis me makinë drejt hotel ‘Boci’, unë nuk pranova të shkoj lart në hotel me të, por me mori duke më bërë presion me anën e pistoletës.
Pistoletën ta drejtoi gjatë kohës që ishit në makinë, apo në ambient tjetër?
Pistoletën ma drejtoi gjatë kohës që isha në makinë me të, më pas zbritëm dhe shkuam në hotel.
Sa kohë ndenjët në hotel dhe a kryet marrëdhë-nie seksuale?
Unë ndenja me të në hotel rreth një orë, gjatë kohës që ndenjëm në hotel më gjuajti me shpulla, me grushte dhe më drejtoi pistoletën. Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e kokës me pistoletë. Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë nuk më kujtohet a bëmë marrëdhënie seksuale, kur u përmenda po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më para nga hoteli. Ai shkoi të paguajë lekët tek recepsioni dhe me erdhi poshtë tek makina, ku unë po e prisja. Erdhi duke më përfaqura dhe duke më bërë lajka që unë mos të vija në polici për kallëzim. Shqetësimet e mija në lidhje me Rexhepin unë ia kam shprehur shoqeve të mia.
Këto përndjekje a i ke kallëzuar?
Nuk më kujtohet data e saktë, por mbaj mend që para vitit të ri kam shkuar në komisariatin nr. 6 në Tiranë dhe kam bërë kallëzim, unë sapo po jepja kallëzimin e tërhoqa dhe firmosa një deklaratë që u sqaruam për problemet tona.
Cila ishte arsyeja që nuk dhatë kallëzim në komisariatin nr 6?
Unë e tërhoqa kallëzimin, sepse shtetasi Rexhep Rraja më kërcënoi se do më vriste. Ata janë fise kriminelësh, rrinë gjithmonë me pistoletë, unë nuk e kam babain më është vrarë në 1997, jetoj me mamin dhe motrën. Nga fillimi i vitit 2018 unë kam shkuar në komisariatin e Krujës për të bërë kallëzim, po nuk kam bërë kallëzim vetëm kam firmosur një deklaratë tek inspektori i zonës, këtë deklaratë e ka firmosur dhe motra ime. Tek deklarata kemi shkruar që nuk kemi problem dhe i kemi sqaruar konfliktet. Aty më doli një person dhe m’u prezantua si shefi i madh dhe më tha që ai që të do të rrahë. Atë ditë më kishte rrahur shumë Rexhepi, mbaj mend që isha bërë me gjak. Dua të shpjegoj që kallëzimi i radhës është ai i datës 21.07.2018, në komisariatin nr. 3 në Tiranë, këtë herë nuk kam firmosur deklaratë që i kam zgjidhur problemet, por kam kallëzuar për përndjekje shtetasin Rexhep Rraja.
Pse nuk erdhe ta kallëzoje në komisariatin e policisë Krujë, por shkove tek komisariati i policisë nr. 3 në Tiranë?
Unë nuk erdha tek komisariati i policisë në Krujë se kam ardhur më parë dhe nuk më ka marrë njeri kallëzimin, dhe te komisariati nr, 3 në Tiranë shkova njëherë më datë 20.07.2018, një ditë pasi ndodhi ngjarja por nuk ma mori njeri kallëzimin, se aty erdhi shumë shpejt shtetasi Rexhep Rraja, R.Rr, XH.Rr dhe babai i Rexhepit, i cili është deputeti Rrahman Rraja, ky i fundit e rregulloi me policat që unë të mos jepja kallëzim.
A disponon foto në lidhje me dhunën e ushtruar dhe keni shkuar për të marrë ndihmë mjekësore?
Unë nuk disponoj foto në lidhje me dhunën e ushtruar nga shtetasi Rexhep Rraja, sepse nuk kam bërë foto dhe nuk kam shkuar në asnjë institucion për të marr ndihmë mjekësore, dëmtimet e fundit janë ato që ju mi keni fotografuar tek zyra e prokurores Mirela Kapo. Këto dëmtime që ju më fotografuat nuk janë asnjë gjë, herët e tjera më ka rrahur më shumë dhe më ka çuar në hotel, më mua ka bërë seks kundër dëshirës sime, por nuk kisha ku ta kallëzoja.
A jeni kërcënuar nga ndonjë shtetas në ‘Instagram’ dhe cili ka qenë ky person?
Kërcënimi më ka ardhur rreth orës 03:00 të datës 22.07.2018, nga një emër që se lexova dot, sepse më bëri bllok dhe në mesazhin që më erdhi në ‘Instagram’ ishte me tekstin “që unë kam shkuar me pushime dhe sa të kthehem do të vras”. Nga kërcënimi që më bënë në ‘Instagram’ shkova në drejtorinë vendore të policisë Durrës dhe më konkretisht tek zyra e SHKB, ku shpreha pakënaqësitë e konstatuar nga policia e Fushë-Krujës dhe kallëzova tek zyra e SHKB, presionin dhe kërcënimin që më është bërë në zyrën e oficerit nga shtetasi Ramazan Rraja, Xhelal Rraja, Redjan Rraja, Rexhep Rraja dhe nga deputeti Rrahman Rraja. Nuk guxoja të dilja nga zyra e oficerit Gentjan Citozi se ishin disa persona të tjerë dhe ma bënin me shenjë që do të vrasim n.q.s. nuk tërheq kallëzimin. Aty më morën dhe një avokat dhe një psikologe kundër dëshirës sime dhe më thoshin do firmosësh deklarimin që do të përpilojë oficeri Gentian Citozi se është miku jonë. Unë ndenja rreth dy orë duke mos e firmosur deklarimin, por ishte e pamundur se po më kërcënonin me pistoletë, më nxirrnin jashtë zyre dhe i thoshin oficerit na e lër ne se e rregullojmë dhe më çonin te makina duke më goditur me grushte në bark dhe më vendosnin pistoletën në kokë, pastaj nuk pata zgjidhje tjetër dhe firmosa deklarimin.