Djali i gazetarit Khashoggi largohet nga Arabia

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Djali i madh i gazetarit që humbi jetën, Jamal Khashoggi, ka mbërritur në SHBA, me anëtarët e familjes. Salah Khashoggi nuk kishte arritur më parë të largohej nga Arabia Saudite për shkak të kritikave të babait të tij për udhëheqjen në vend.

Ai u fotografua të martën duke marrë ngushëllime nga princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman. Salah i shtrëngoi dorën për pak kohë princit të kurorës Mohammed  dhe shumë e kanë konsiderojnë si një takim të ftohtë midis tyre. Ndërsa të tjerë thonë se takimi i së martës mund të ketë qenë çmimi për lejimin e Salah të largohej nga vendi. Jamal Khashoggi humbi jeten në konsullatën saudite në Stamboll tre javë më parë.

Rijadi mohon se Princi  kishte një rol në humbjen e jeës së Jamal. CNN shkruan se ai u vra nga një skuadër burrash me lidhje të ngushta me princin e Kurës, Mohammed bin Salman, i cili ka pranuar dhe ka premtuar drejtësi! Fillimisht, Arabia Saudite mohoi të gjitha njohuritë për fatin e Khashoggi. Shefja e CIA-s Gina Haspel do të njoftojë të enjten Presidentin Donald Trump mbi hetimin turk  të Khashoggi.

Të martën, Trump u tha gazetarëve se autoritetet saudite kishin organizuar “mbulimin më të keq ndonjëherë” të krimit dhe shtoi princi i kurorës mund të jetë përgjegjës. “Princi po i drejton gjërat atje më shumë në këtë fazë,” tha Trump kur u pyet për përfshirjen e bin Salman. “Ai po drejton gjëra dhe kështu nëse dikush do të ishte pas vrasje, do të ishte ai.”

 

Zjarr Tv Ad