Djali i Presidentit të Ugandës i ofron 100 lopë Giorgia Melonit

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Djali i Presidentit të Ugandës, gjeneral Muhoozi Kainerugaba, i ofroi Giorgia Melonit 100 lopë.

Në rrjetet sociale shpërthyen komentet për propozimin e pazakontë, me qëllime të dukshme denigruese.

Një provokim, një shaka e keqe, apo një sulm seksist duhet marrë shumë seriozisht.

Nuk është i qartë qëllimi i ofertës që gjenerali i Ugandës i bëri përmes rrjeteve sociale Giorgia Melonit, e cila së shpejti mund të marrë frenat e qeverisë së re, duke u bërë kryeministrja e parë femër në Itali.

Djali i presidentit të Ugandës, në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, i presidentes së Fratelli d’Italia 100 lopë Nkore , bagëti të vlefshme të rritura nga një komunitet Bantu në Ugandën jugperëndimore.

“Sa lopë do t’i jepnit kryeministrit të ardhshëm të Italisë?” pyeti Kainerugaba ndjekësit e tij.

Nuk është e qartë nëse jemi përballur me një mënyrë për t’i bërë homazhe ose për të mbështetur kryeministren e ardhshme, të cilën gjenerali e cilësoi si “të patrembur dhe të sinqertë”, apo është një mënyrë për ta tallur atë në rrjetet sociale.

“Do t’ju jepja menjëherë njëqind lopë Nkore” , shkruan gjenerali. Tweetet e tij kanë marrë mijëra “like”, edhe për shkak se profili i gjeneralit, i konsideruar si pasardhës i mundshëm i Museveni, ka më shumë se 580 mijë ndjekës..

Zjarr Tv Ad