Djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban emrin e të atit dëshiron që t’i hyjë politikës. Ai është shprehur për mediat se politika është objektivi i tij dhe po pret momentin e duhur për t’u angazhuar. ”Pasioni im dhe objektivi im është politika. Thjesht po pres momentin e duhur, sepse gjërat kërkojnë momentin e vet për tu angazhuar në politikë. Jam shumë me mendje të ndarë për tu angazhuar”-shprehet ai për emisionin ‘Station’
“Pjesën e politikës e konceptoj pak ndryshe. Përveç nga ana e trashëgimisë, jam person shumë besimtar në Zot dhe jam me idenë që njeriu duhet të bëjë sa më shumë në jetë. Dhe politikën e shikoj si një aspekt të jetës, ku të jepen gjëra në dorë për të influencuar jetët e njerëzve dhe për të marrë një pasuri që s’merret në var. Pra vepra të mira”,-ka deklaruar Azemi ndër të tjera.
Përsa i përket PD, ai ka deklaruar se ka shkuar në përçarje kur fokusi duhet të jetë tek populli. “Sot është kthyer në interesa personale, realisht nuk po mendohet për popullin. Situatën sot e shoh jo mirë. Nuk me pëlqen që në PD ka përçarje në vend qe duhet të merret me çështjet e kombit. Pengojnë avancimin e partisë përpara”-deklaroi ai.