Djali iu arrestua për përndjekje, deputeti: Nuk largohem nga PS

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm një ditë pas arrestimit të djalit me akuzën për përdekje t ëish-të dashurës deputeti i PS Rrahman Rraja ka thyer heshtjen.

Nga jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, deputeti i doli në mbrojtje djali të tij, duke hedhur poshte dëshminë e vajzës dhe te ish-oficerit Nuhi ndërsa tha se Rexhep Rraja nuk kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës. Po ashtu Rraja deklaroi vendosmërinë e tij se nuk do të largohej nga grupi parlamentar i PS.

“Djali im nuk ka kryer dhunë, e keni gabim (u drejtohet gazetarëve). Nuk largohem nga PS”, tha Rraja. Ditën e sotme grupi parlamentar i PS-së zhvilloi një mbledhje, ndërkohë që Rraja nuk ishte prezent.

Ditën e djeshme pak pas arrestimit të të riut, partitë opozitare reaguan, ndërsa kërkuan që të merreshin masa edhe për Rrahman Rrajan. Dhunimi i Xhisiela Malokut u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla.

 

Zjarr Tv Ad