Djali shqiptar prej 5 vitesh në kampin sirian, Rama: Nuk është çështje ambasadash dhe ambasadorësh

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Konferencën për shtyp lidhur me vendimmarrjen negative të negociatave Kryeministri Rama e nisi me çështjen e vogëlushit shqiptar, Albin Berisha, i bllokuar në kampin e të burgosurve në Siri.

Rama tha se pavarësisht dëshirës së mirë kjo nuk është një çështje që mund të mundësohet me ambasada dhe ambasadorë, duke shtuar se procesi është shumë kompleks.

Rama: Në emision drithërues sipas gjithë përshtypjeve të marra, ka lënë të kuptohet se çështja e djalit të mitur është një çështje vullneti nga ana e ambasadës dhe ambasadorit në Turqi. Është e pavërtetë. Prej disa kohësh kam nxjerrë një urdhër është një material i klasifikuar që nuk mund ta ndajmë dot me publikun lidhur me personat, familjet, që gjendjen në atë territor si pasojë e përfshirjes së burrave në një luftë për të tjerë në funksion të organizatës ISIS. Shqetësimi ka qenë i lidhur me nevojën për të aksesuar pikërisht këto kampe ku ka edhe një numër grash dhe fëmijësh. 

Në bashkëpunim me partnerët amerikanë ne kemi zhvilluar një proces të tërë identifikimi, disponojmë të dhëna mbi identiteti  e shumë prej personave. Tërheqja e tyre në ato kampe nuk bëhet me ambasada dhe ambasadorë. Gjithë procesi është i komplikuar dhe kërkon koordinim me partnerët. Ne kemi punuar, kemi një plan veprimi të rakorduar me partnerët tanë, ka një sërë grupesh të përfshira , nuk mund të ndaj më shumë. Po të ishte çështje ambasadash apo ambasadorësh edhe vendet e tjera do të ishin tërhequr individët dhe gratë dhe fëmijët. Kam komunikuar me afërmit, babin e djalit dhe ja kam sqaruar që është një çështje që nuk varet nga ne. 

Zjarr Tv Ad