Dje lindi “partia” berishiste dhe antiamerikane

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

AGRON GJEKMARKAJ

Po. Kjo është e vërtetë, e djeshmja qe një ditë historike 31 vjet pas themelimit të forcës së parë pro-amerikane dhe euroatlantike, Partisë Demokratike. Dje lindi “partia” berishiste- “partia” antiamerikane dhe anti-euroatlantike. Ndodhi ajo që pata parashikuar, erdhi data 12, njerëzit ikën. Basha nuk u rrëzua. PD nuk u pushtua. As Ramën nuk e rrëzuan, për fat të keq.

Tashmë, Shqipëria ka jo vetëm një lider politik të shpallur NON-grata nga SHBA; jo vetëm një familje politike NONgrata, por edhe një organizatë politike antiamerikane që, siç ka thënë përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit, do të jetë së shpejti non-grata. Fakti që 24 orë pas paralajmërimeve të forta të përfaqësuesit të Departamentit të Shtetit, Sali Berisha e bëri këtë, e tregon qartë qëllimin e tij: strukturimin e një force politike antiamerikane.

Dhe në fakt i ka bërë një shërbim të madh Partisë Demokratike pro-amerikane të 11 dhjetorit ‘90, organizata berishiste antiamerikane e 11 dhjetorit 2021. Ngaqë e di që nuk kishte më vend në PD-në e idealeve të dhjetorit, në partinë e studentëve, ai i ndërroi simbolet dhe vulën, dhe shpejt, shumë shpejt, është një formalitet ligjor edhe emrin do ta ketë tjetër.

Kjo i jep fund një hipokrizie në jetën politike 30-vjeçare në këtë vend: po në Shqipëri tashmë ka lider, familje dhe organizatë politike antiamerikane, çka është legjitime për të gjithë ata që ndajnë këto ndjenja, qëllime dhe interesa antiamerikane. Përfaqësimi politik antiamerikan nga sot është jo vetëm tendencë, vullnet, por edhe një organizatë politike. Në këtë kontekst, thashë mbrëmë, që sado të mundohesh nuk ua ndryshon rrjedhën kur duan të bëhen të tillë, nuk janë si fëmijët që mësojnë.

Kjo e plotëson hartën e liderëve dhe formacioneve politike antiamerikane në Ballkan dhe ky është një realitet, me të cilin bashkë me aleatët tanë amerikanë duhet të merremi, ne si Parti Demokratike dhe ne si shoqëri gjithashtu. Ç’është e vërteta, ky është produkt i përpjekjeve dhe motivimit personal të Sali Berishës, që pas 31 vjetësh doli hapur në misionin i tij me kaq ngulm, sigurisht i nxitur nga frika dhe i mbështetur fort nga trekëndëshi i Bermudës.

Jam sigurisht mirëkuptues dhe aspak i lënduar nga disa qindra demokratë që bashkë me Sali Berishës, arsyet e tyre reale të pakënaqësisë ndaj Lulzim Bashës dhe PD-së, i janë bashkuar dje themelimit të asaj organizate. Ata janë demokratë, pro perëndimorë dhe pro amerikanë dhe janë aleatët e mi, aleatët e PD-së në një mision të madh: Mbrëmë e kisha dhe sot e kam atë shqetësim, për mua edhe 100 demokratë janë shumë dhe duhet ndjekur çdo rrugë për t’i ripasur dhe s’ka rëndësi kush ndihet më i fortë, ku pa dyshim janë forcat pro-perëndimore.

Nuk mundem të mos shfaq shqetësim e mërzi, dilema kur duhet të votoj për të marrë vendime për kolegët e mi. Por kur nuk ke shteg tjetër, aty do kalosh. Nuk do të rresht asnjë çast për të theksuar nevojën jetike për dialog, ndaj duhet angazhim intensiv nga lidershipi dhe nga Lulzim Basha, të cilin e kam mbështetur edhe në mënyrë kritike, por pa ekuivok në këtë betejë mes Lindjes dhe Perëndimit. Demokratët duan rrëzimin e Edi Ramës dhe janë kundër çdo organizate antiamerikane të Sali Berishës dhe katandisjen e saj atje ku e meriton vendin në histori, sepse çdo antiamerikan, aq me tepër antiamerikanizmi i strukturuar i Sali Berishës janë thjesht dhe pastër ANTI- SHQIPTARIZEM!

Më datë 18, në Kuvendin e saj Kombëtar, Partia Demokratike rikonfirmon edhe një herë vullnetin e saj properëndimor të vetin dhe të shumicës së shqiptarëve./panorama.al

Zjarr Tv Ad