“Dje takova Ramën, mora garancinë për mbështetjen e Suedisë në NATO”, ambasadorja Hastad: Është ditë historike për ne, jemi të përgatitur për gjithçka

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad ka dalë në një konferencë për mediat, pak pasi vendi i saj aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në NATO.

Ajo tha se Suedia është e përgatitur për gjithçka, nëse përballet me sulme nga Rusia si kundërpërgjigje për hyrjen në NATO. Po ashtu ajo theksoi se ka marrë garancinë për mbështetje të Suedisë nga kryeministrit Rama.

“Dje u takova me kryeministrin Rama dhe zonjën Olta Xhaçka. Të dy më garantuan se do mbështesin Suedinë në procesin e saj në NATO. Kjo është ditë historike, për ne dhe NATO. Suedia është e përgatitur për gjithçka.

Ajo që presim më tepër në çështjen e sulmeve, janë më tepër sulme kibernetike apo të dezinformimit, me qëllim destabilizimin e Suedisë. Ne po e ndihmojnë Shqipërinë shumë. Suedia po aplikon për anëtarësi në NATO dhe Shqipëria ka aspirata për BE. Suedia po e ndihmon Shqipërinë në Bruksel, në organet e BE dhe me fonde”, tha Hastad.

Zjarr Tv Ad