Dje u kthye nga Afganistani, shqiptari tregon se si është gjendja nën pushtimin e talebanëve: Ishim pa mbështetje, situata më e rëndë se sa paraqitet

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Blerat Ukaj nga Kosova është kthyer ditën e djeshme nga Afganistani, teksa sot ka treguar se si ishte shteti afgan nën pushtimin e talebanëve.

Ai tha se institucionet kosovare e ndihmuan atë dhe ekipin e tij që të kthehej në Ksoovë. Blerat Ukaj punonte prej vitit 2015 në Afganistan me projekte të ndryshme të Bashkimit Europian, teksa fati e donte që të ishte në Kabul në momentin që puhtetin e morën talebanët.

Ai tregoi se për shkak të rrethanave, u ishte shkëputur komunikimi me punëdhënësit dhe ishin pa mbështetje, por më pas është kontaktuar nga ministrja Donika Gërvalla, e cila ka bërë të mundur evakuimin e tij nga Afganistani. Ai tha se gjendja atje është më e rëndë sesa paraqitet nga mediat.

“Ne mblidheshim dhe tentonim të bënim zgjidhje por siç duket ishim pak të pashpresë për shkak se Bashkimi Europian siç duket për shkak të rrethanave të ndodhen na u shkëput komunikimi dhe ne ishim pa mbështetje nga punëdhënësi ynë dhe ne ishim pa mbështetje. Më ka kontaktuar direkt ministrja Donika Gërvalla dhe zyra e presidentes”, tha Ukaj.

Zjarr Tv Ad