Djegia e fasonerisë në Vlorë, 2 autorët thyen dritaren, hodhën lëndën djegëse dhe i vunë flakën

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Vlorë, ku iu vu zjarri gjatë natës një fasonerie.

Bëhet me dije se kamerat e sigurisë filmuan 2 autorët, të cilët thyen dritaren e pasme të godinës dhe hodhën lëndën djegëse dhe i vunë flakën fasonerisë.

Fasoneria “Albanian lab” që u dogj është në pronësi të një italiani, shtetasi Mariarosaria Ratta. Shkak i zjarrvënie dyshohet se është bërë konkurrenca.

Fasoneria ushtronte veprimtarinë në fushën e rrobaqepësisë dhe merrej me qepje këpucësh, prodhimin dhe montimin e tyre si dhe tregtimin me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm fason, hekurosje e lavanderi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad